Ndeshja e paralajmëruar për sot në mes ekipit futbollistik nga Serbia “Cërvena Zvezda” dhe atij “Trepça” nga Mitrovica Veriore nuk do të luhet.
Këtë për mediat në gjuhën serbe në veri të Mitrovicës e ka konfirmuar drejtori i klubit “Trepça” Bojan Jakshiq. Sipas tij ndeshja është anuluar.
Gazeta serbe, “Kurir” raporton se ndeshja do të zhvillohet në Serbi nesër e jo në Kosovë siç ishte paraparë.
Gjithashtu, edhe Federata e Futbollit e Kosovës ishte kategorike kundër zhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe insistimi i tyre rezultoi me sukses.