Bajram Kosumi, rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” të Gjilanit, ka marr vendim për anulimin e konkursit për punë praktike për studentët e Universitetit “Kadri Zeka” (UKZ).
Në arsyetimin e rektorit Kosumi thuhet se” Konkursi i publikuar në ueb faqen e Universitetit, për punë praktike, për studentët e UKZ-së, anulohet për shkak se pika 3 e konkursit nuk ka qenë e definuar qartë dhe, si pasojë, një pjesë e studentëve të interesuar nuk kanë aplikuar, duke menduar se nuk e kanë të drejtën e aplikimit”.
Përndryshe, lidhur me këtë konkurs ka pasur edhe reagime publike nga studentët dhe organizmat studentore si Parlamenti Studentor, për shkak, se sipas tyre ka pasur shkelje të shumta, por edhe nga shoqëria civile,.
Pikat të cilat janë konsideruar se janë shkelur në konkursin në fjalë janë ndër to edhe se disa nga kandidatët nuk u ftuan fare në intervistë, ndër ta kishte studentë me mesatare mbi 9.5. Pastaj, sipas konkursit kërkoheshin 10 kandidatë ndërsa ishin pranuan 13. Sipas konkursit: të drejtë aplikimi kishin vetëm studentët e vitit të dytë (fakultetet me 3 vite) ose studentët e vitit të tretë (fakultetet me 4 vite) ku ky kriter ishte shkelur në disa raste.
Poashtu, sipas konkursit : Kandidatët kishin të drejtë ankese 15 ditë, e në vendim shkruhej 3 ditë pune. Sipas konkursit : të drejtë aplikimi kishin vetëm studentët e rregullt në Universitetin “Kadri Zeka”, pikë kjo e shkelur sipas rezultateve të shpallura e shkelje të tjera.
Në anën tjetër, Fikri Mehmeti, ka thënë se si qytetari aktive e përshëndesin këtë vendim të UKZ-së, njëherësh përgëzojnë për përgjegjësi dhe vëmendje organizatën studentore, mediat dhe shoqërinë civile, për reagimet dhe mos pranimin e një konkursi të tillë me shkelje të kritereve.
“Mbesim me shpresë se në konkurset e radhës nuk do të kemi nevojë të reagojmë, mirëpo UKZ-ja duhet të ketë kujdes në vendimet që nxjerrë, sepse do ta ketë monitorimin tonë 100 % dhe të qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Mehmeti.