Nuk ka rivotim në Preshevë, shpallen rezultatet preliminare

Nuk ka rivotim në Preshevë, shpallen rezultatet preliminare

Kryetari i Komisionit komunal Zgjedhor në Preshevë, Zeqir Miftari ka thënë se gjykata administrative ka anuluar vendimin e KKZ për mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve më 14 Janar.

Miftari për agjencinë beta është shprehur se gjykata administrative i ka lënë afat partive 24 orë me procedurë te re të paraqesin ankesat e tyre për të cilat do të vendoset më vonë, transmeton Titulli.com.

kadrizeka e sponzorizuar

Ai theksoi se janë kthyer në fillim me rezultatet preliminare në 38 vendvotime.

Sipas tij rezultatet preliminare janë Alternativa për Ndryshim 36% të votave, , Partia Demokratike Shqiptare 26%, , Partia për Veprim Demokratik 14%, Lëvizja për reforma PDSH 9.1 %, Bashkimi Demokratik I Luginës 2.4%, Unioni Demokratik Shqiptarë 2.2 %, Partia Demokratike 1.8% dhe lista serbe ka grumbulluar 4.9% e cila nuk ka kaluar pragun zgjedhorë.

Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë nuk mundë të shpallë rezultate përfundimtare nëse ndonjë parti politike paraqet ankesën pranë tyre.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE