/Nga fjala ime në tubimin elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të mbajtur në nëndegën e LDK-së në Velekincë/
Antigona KQIKU, kandidate e LDK-së për Asamble Komunale
I nderuar kryetar i LDK-së në Gjilan z. Lutfi Haziri;
Të nderuar deputet
Përfaqësues i lagjes së Vishnjëve, Demush Vokshi,
Të nderuar miq, familjarë dhe simpatizantë të LDK-së,Anëtarë të Lidhjes tonë të madhe.
Ju uroj mirëseardhje në këtë takim të përbashkët, në nëndegën e LDK-së në Velekincën e “Mulla Idriz” Gjilanit ku jemi mbledhur sot për t’ia dhënë besimin LDK’së dhe Kryetarit të Komunës z.Lutfi Hazirit!
Një besim të tillë e kam edhe unë e nominuar nga Kryetari për kandidate në Asamble Komunale nga LDK-ja që të përfaqësojë zërin tuaj në emër te nëndegës se fshatit tonë.
Me votën tuaj unë do të ju mbështetës në realizimin e të gjitha projekteve dhe kërkesave tuaja!
Gjate takimit qe kam pasur me banorët e fshatit tonë kërkesat e tyre ishin:
1. Caktimi i lokacionit për varreza
2. Ndërtimi i një palestre sportive
3. Asfaltimi i rrugëve në lagjen e Lipovicëve, lagjen e Vishnjëeve dhe lagjen e Poshtme
5. Ndërtimi i trotuarit ne lagjen e Lipoviceve
6. Rregullimi i kanalizimit ne lagjen e Lipoviceve
7. Rregullimi i një pjese të kanalizimit në lagjen e Vishnjeve.
8. Ndërtimi i një aneksi për nxënësit parashkollor.
9. Krijimi kushteve te rinise ne aktivitetet e lira (sport,muzike,art) etj.
Duke pasur besimin e Kryetarit dhe besimin e juaj në mbështetje të votës do të bëhet realizimi i të gjithave projekteve dhe kërkesave.
” Besimi juaj, obligimi ynë!