Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i kuvendit komunal, Bekim Azizi me bashkëpuntorë kanë takuar anëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ” Kemajl Azizi” – Viti, para nisjes për në Sicili të Italisë.
Ky ansambël do të qëndrojë për 10 ditë në Itali ku do të marrë pjesë në festivalin botëror të Sicilisë duke prezantuar Kosovën atje.
Me këtë rast, Arsim Abazi ka falënderuar kryetarin Haliti, DKRS-në e Vitisë dhe ambasadën Italiane për mbështetjen e tyre që sipas tij e ka bërë të mundur që ata të marrin pjesë në këtë festival. /2LONLINE/