Është përmbyllur mbrëmë Manifestimi tradicional kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, me mbrëmjen e tretë dhe finale të Festivalit të Shoqërive dhe Ansambleve muzikore.
Përgjatë 3 netëve të këtij festivali, në skenë kanë përformuar 15 shoqëri kulturore artistike, si dhe grupe e Ansamble nga vise të ndryshme shqiptare.
Juria profesionale, ka ndarë çmimet për kostumografinë më të mirë, Koreografinë, valltarët më të mirë, solistin e festivalit dhe tri çmimet e para. Ansambli i këngëve dhe valleve “Hasan Prishtina” nga Vushtrria, është shpallur fituese e vendit të parë i festivalit gjithëkombëtar “Flakadani i Karadakut” 2019.
Çmimi i dytë i takoi ansamblit “Bajram Shabani” nga Kumanova, ndërsa vendi i tretë Ansamblit “Xheladin Zeqiri”nga Tetova.
Ndërkaq, çmimi special, i’u nda Ansamblit “Nakem” nga Bursa e Turqisë.
Duhet theksuar se gjatë 6 ditëve sa ka zgjatur Manifestimi “Flakadani i Karadakut” në komunën e Vitisë janë zhvilluar edhe një varg aktivitetesh tjera kulturore si ora e madhe letrare, garat rajonale të recituesve për shkollat e mesme, si dhe garat sportive në futboll, shah etj.