Ansambli “Gjilani” në Festivalin e këngës popullore ” N’konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe “, nga juria profesionale u shpall fitues me çmimin e -I-re, gjithashtu çmimet si:
Orkestra më e mirë
Lumturije Shabani — Solistja më i mirë
Elona Sadiku dhe Lumturije Shabani— Dueti më i mirë
Nehat Ferati, kryetar i Ansamblit “Gjilani”, ka bërë me dije se Ansambli u paraqit me një potpuri këngësh nga: Qemajl Musliu, Adnan Leka, Afrim Haziri, Nehat Ferati, Eroll Ahmeti, Meti Maloku, Elonë Sadiku, Lumturije Shabani, Eronitë Qerimi, Finesa Selimi, Dea Shabani, dhe Gramos Daku, shoqëruar nga orkestra profesionale, të prirë nga Murat Ismajli dhe aranzhimet e prof: Burhan Azizi.
“Në emër të Ansamblit falënderojmë te gjithë pjesëtaret e Ansamblit për kontributin dhe angazhimin e tyre te pakursyer, gjithashtu falënderojmë organizatorët Prof. Naser Dula, për bujarinë dhe pritjen e jashtëzakonshme, shpresojmë që ky festival me shume vlera të vazhdojë traditën në kultivimin e këngës popullore, gjithashtu falënderojmë pjesëtarët e Ansamblit te cilët me vet kontribut po vazhdojnë t’i ruajnë dhe kultivojnë vlerat dhe traditat tona kombëtare”, ka thënë ferati.
Ai tha se shpreson që institucionet komunale, por dhe ato qendrore do të gjejnë forma për mbështetje në kultivimin e vlerave të mirëfillta kulturore, që artistët tanë të rinj të kenë motivimin që të vazhdojnë ruajtjen dhe kultivimin e këtyre vlerave të shenjta. /2LONLINE/