Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Kamenicës. në kuadër të programit ‘Praktika në punë’, ka angazhuar praktikantë të rinj në sektorët e komunës, të cilët nënshkruan kontratat për fillimin e punës praktike me pagesë.
Drejtoresha e kësaj drejtorie, Burbuqe Leka ka thënë se me mbështetjen e Kryetarit Kadri Rahimaj, është realizuar kjo iniciativë, tash e tre vite dhe për çdo vit nga dy projekte të realizuara.
“Këta të rinj do të sjellin energji të reja dhe ide inovative në punën tonë të përditshme”, ka thënë ajo. /2LONLINE/