Në Kamenicë është mbajtur mbledhja e KPF-së, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bajram Dërmaku. Pos anëtarëve KPF-së ishin të pranishëm, edhe kreu i Komunës, Begzad Sinani, drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet e Financa, Shejnaze Masurica, zyrtari kryesor financiar, Naser Hashani, zyrtari lokal i OSBE-së dhe përgjegjësi i zyrës ligjore, Avni Hoda.
Në këtë mbledhje ishin paraparë që të shyrtohen këto pika të rendit të ditës, si: Shqyrtimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF-së, shqyrtimi i raportit tre mujor i buxhetit Janar- Mars 2017, shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim me qira të pronës së paluajtshme të komunës – Kompanisë “ Air Energy”, duke pasur parasysh interesin publik komunal në Kamenicë, shqyrtimi i propozim-vendimit mbi këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të personit fizik, shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të komisionit vlerësues të ofertave për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim, shqyrtimi i draft-rregullores për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe pika të ndryshme.
Ndërkaq janë miratuar të gjitha pikat e rendit të punës nga anëtarët e KPF-së, dhe si të tilla procedohen për në seancën e radhës së Kuvendit Komunal.