DYLON

KPF-ja mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

KPF-ja mbajti mbledhjen e dytë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur sot mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e komunës së Vitisë, ku gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës, e një ndër pikat që është diskutuar më së shumti ishte ajo për pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2023.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, i njoftoi fillimisht të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të bërë nga niveli qendror për vendimet që janë nxjerrë në seancën e fundit të Kuvendit.

EkoHigjiena

Më pas anëtarët e KPF-së parashtruan disa pyetje dhe ngritën edhe disa çështje e ku kryesisht përgjigjet për to në emër të ekzekutivit komunal i dha zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Në pikën e parë rreth pasqyrave financiare, drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Milihate Aliu, njoftoi se gjatë periudhës janar-qershor 2023 janë inkasuar të hyra vetanake në vlerë prej 1.434.091 euro, apo shkalla e inkasimit, bazuar në planifikimin vjetor është 136,21 %.

Krahasuar me të hyrat e vitit 2022, janë realizuar të hyra më të larta për 250.723.51 euro.

Ndërsa, buxheti i alokuar për periudhën janar-dhjetor 2023, nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë kanë qenë 17.800.766 euro, ndërsa shpenzimet janë 17.059.275 euro. Shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar-dhjetor është 95,83 % në krahasim me alokimet me të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike, ka thënë drejtoresha Aliu.

Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe këto pika:

-Propozim vendimi për inicimin e procedurës për hartimin e hartës zonale të komunës.

Propozim vendimi për plotësimin e vendimit Nr. 01-110/05-108, të datës 01.02.2022, për plotësimin-ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për Komunitete me Nr. 01-110/05-974 të datës 28.12.2021.

Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit Nr. 01-110/05-49932 i datës 27.12.2023 për mbështetje financiare për shpenzimet e strehimores “Liria”, Gjilan, për një periudhe trevjeçare, 2024-2025-2026.

Gjithashtu u dhanë edhe dy informata si: Informate për planifikimin përfundimtar të prokurimit për vitin 2024 dhe Informatë nga DKA-ja për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë dhe fillimin e gjysmë vjetorit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.