Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj, pritet të rikthehet te Kosova. Ai do të jetë për herë të parë në listën e përzgjedhësi Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë që zhvillohen më 7, përkatësisht 10 qershor.
Futbollisti i lindur në Prizren e ka konfirmuar ftesën nga Kosova.
“Tashmë kam pranuar ftesë për dy ndeshjet e qershorit. Së pari jam munduar që ta kryejë punën time me ekipin e pastaj të tjerët janë që e vlerësojnë dhe e vendosin. Është kënaqësi, nuk ka fjalë që e përshkruan përfaqësimin e shtetit. Secili futbollist e ka ëndërr”, ka thënë ai.
29-vjeçari do ta zëvendësojë mesfushorin e Luzernit, Hekuran Kryeziu i cili është i lënduar dhe nuk pritet që të rikuperohet gjatë këtij viti.
Rashkaj ka qenë një ndër lojtarët kryesor në epokën që Kosova drejtohej nga Albert Bunjaku.