Ekzistojnë shumë arsye pse Anamorava, përkatësisht Gjilani duhet ta përkrah fuqishëm kandidatin për president të Republikës, Ramush Haradinajn, programin dhe kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ne nuk jemi të dallueshëm me të tjerët fizikisht, por na dallon besnikria ndaj qytetarit, realizimi në praktikë i asaj që e themi në fushata, mbrojtja e vlerave kombëtare, e shtetit dhe qenësisë sonë.
Gjilani e Anamorava përgjithësisht gjithmonë kanë pasur pozita të larta në pushtetin qëndror, por u dashtë që gjilanasit të presin afër dy dekada që të kemi një kryeministër si Ramush Haradinaj që të zhvilloi e ndërtoi Gjilanin dhe Anamoravën.
Më pak se dy vite qeverisje, Gjilanit i erdhën rreth 170 milionë euro investime në infrastrukturë, duke e shndërruar këtë komunë në qendër moderne, rrugë me standarde evropiane, fshatra moderne e lehtësisht të çasëshme, dhe furnizim me ujë për të cilin qyteti ynë kishte më së shumti nevojë.
Shohim një disponim ndryshe sot. Qytetarët tanë nuk besojnë në ata që nuk kanë program, nuk kanë vizion dhe që kanë dëshmuar se veç dëme i sjellin vendit, qytetit tonë. Gjilani nuk do t’i përkrah më ata që ia ndalën projektet e nisura, ata që Gjilanin e konsiderojnë vetëm si hambarë votash. Gjilani i do njerëzit që janë dëshmuar se kanë dashni për të.
Qytetarët e Gjilanit nuk do t’i përkrahin më ata që kanë marrë besimin për me i përfaqësu denjësisht në Kuvend, ndërsa kanë votuar shumë herë kundër marrëveshjeve që ishin në dobit të Gjilani, si psh; ratifikimi i marrëveshjes për trajtimin e ujërave të zeza.
Rexhep Kadriu
e sponsorizuar