Sot, Ambasadori i Republikës së Sllovenisë, z. Bojan Bertoncelj, vizitoi Lëvizjen Vetëvendosje. Ai u prit nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, nënkryetarja Vetëvendosje-s, znj. Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, dhe deputetja e Kuvendit të Republikës, znj. Fitore Pacolli.
Në fillim të vizitës ambasadori uroi Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, për zgjedhjen e tij në drejtimin e Lëvizjes si dhe shprehu interesim të njoftohet dhe të kuptoj nga afër për strategjinë dhe politikat që do të ndjek gjatë udhëheqjes së tij.