DYLON

Fehmi Sylejmani i rikthehet Kuvendit të Gjilanit, merr pjesë në seancën e sotme

Fehmi Sylejmani i rikthehet Kuvendit të Gjilanit, merr pjesë në seancën e sotme
Avatar photo Redaksia

Fehmi Sylejmani, nga sot është pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit. Ai po merr pjesë në seancën e sotme të këtij Kuvendi duke dhënë paraprakisht betimin e anëtarit të këtij organi më të lartë në komunë, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Sylejmani iu është rikthyer Kuvendit Komunal të Gjilanit, aty ku ishte më parë për një mandat (2013-2017), pas dorëheqjes së Nevzad Isufit, nga të gjitha funksionet që i kishte në Lëvizjen Vetëvendosje, duke përfshirë këtu edhe të qenit anëtar i kuvendit komunal të Gjilanit, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, nëse i referohemi votave të grumbulluara, Sylejmani kishte pasur vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit, madje duke i kaluar me votë edhe tri asambleiste të subjektit të tij, por se ka qenë “viktimë” e kuotës gjinore, andaj është dashtë të lirojë rrugë bashkëpartiakeve, por që sot, pas dorëheqjes së Isufit, u bë pjesë e Kuvendit dhe me hyrjen e tij në Kuvend, pritet të pasurohet opozitarizmi në Gjilan. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.