DYLON

Ministri Gashi priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë

Ministri Gashi priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mirat në mes të dy vendeve, me ç’rast u pajtuan që të vazhdohet edhe më tej për thellimin e bashkëpunimit.

Në këtë takim, ministri Gashi i bëri të ditur ambasadorit Bertoncelj prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, ambasadori slloven u shpreh i gatshëm të përkrahë institucionet e sigurisë në Kosovë në forcimin e rendit dhe ligjit në luftimin e krimit në përgjithësi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.