Sot, Kolonel Elmina Mahmuti komandante e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, e bashkë me stafin e saj kanë pritur në vizitë të planifikuar Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë shkëlqesinë e tij Ambasadorin, Qemal Minxhozi dhe Luljeta Ismajlukaj zyrtare ndërlidhëse pran ambasadës së Shqipërisë .
Takimi është mbajt në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan.
Qëllimi i takimit ishte ngritja e bashkëpunimit në mes dy policive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Kolonel Elmina Mahmuti duke falënderuar për vizitë Ambasadorin shkëlqesinë e tij, Minxhozi, në fjalën e saj i njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës me staf, mirë të përgatitur, falë angazhimit të oficerëve policor punon dhe vepron në një rajon me popullatë të përzier dhe brez të gjere kufitar duke treguar rezultate të kënaqshëm në ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe duke siguruar ambient te sigurt për të gjithë.
Edhe Shkëlqesia e tij, ambasadori Qemal Minxhozi tha se e çmon punën e mirë të Policisë së Kosovës.
Ai dha propozime konkrete për bashkëpunim të ngushtë dhe takime në mes të Policisë se Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan dhe qarqeve policore të policisë shqiptare, në mënyrë që të shkëmbehen eksperienca dhe të rritet efikasiteti i goditjes kundër elementeve kriminale që mundë të veprojnë në territoret respektive. /2LONLINE.com/