Ambasadori i Italisë në Kosovës, Nicola Orlando, e ka vizituar futbollistin serb Ilija Ivic, i cili është përballur me kritika të ashpra nga mediumet serbe dhe me largimin e nënës nga puna shkaku i ftesës për të luajtur për ekipin kombëtar U-19 të Kosovës.
Ilija Ivic kishte marrë ftesë nga përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll dhe si pasojë nëna e të riut u pushua nga puna në komunën e Graçanicës.
Ditë më parë, Ivic kishte treguar se te klubi ku luan që tri vjet, Flamurtari, është pritur mirë dhe ndihet si në shtëpi, ndërsa ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja U19 e Kosovës.
Por, pranimi i kësaj ftese kanë bërë që qarqe të caktuara t’i bëjnë presion të jashtëzakonshëm dhe nëna e tij e humbi punën që e kishte në Komunën e Graçanicës.