Dogana e Kosovës, respektivisht drejtori i përgjithshëm z. Bahri Berisha sot ka pritur në një vizitë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Qemal Minxhozin.
Gjatë takimit u diskutuan raportet tregtare në mes të dy vendeve tona me theks të veçante progresin tregtar dhe përmirësimin e bilancit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Rritja e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve tona tregon qartazi se nuk ka barriera në tregti, krahasimi me vitin e kaluar tregon që Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me 7% më shumë, derisa Shqipëria me rreth 20 %.
Ky lloj bashkëpunimi duhet gjithsesi të thellohet ashtu që të vazhdoj kjo rritje progresive e trendit të eksportit dhe importit në mes të dy vendeve tona ishte konkludimi i takimit të sotëm.