DYLON

Dialogu me Doganën i rëndësishëm për lehtësimin e operacioneve biznesore

Dialogu me Doganën i rëndësishëm për lehtësimin e operacioneve biznesore
Avatar photo Redaksia

Dogana është një ndër akterët më të rëndësishëm për sektorin privat dhe operacionet e bizneseve. Me qëllim të lehtësimit të dialogut midis kompanive të sektorit privat dhe Doganës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar tryezë diskutimi me drejtorin e ri të përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Agron Llugaliu, drejtor i përgjithshëm në Doganën e Kosovës, tha se synimi i Doganës është krijimi i kushteve për trajtimin e barabartë për të gjitha bizneset dhe lehtësimi i procedurave doganore përmes avancimeve teknologjike, respektivisht automatizimit të proceseve, që ofrojnë komunikim dhe qasje më të lehtë për bizneset në proceset e zhvilluara nga Dogana.  Ai tutje theksoi se ndihmë kryesore do t’u ofrojnë sektorit tregtar, prodhues dhe eksportit në vendin tonë.

EkoHigjiena

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se Dogana është njëra ndër institucionet më me ndikim në punën e shumë ndërmarrjeve në vend, prandaj fuqizimi i dialogut me këtë institucion është interes i vazhdueshëm i sektorit privat dhe i përfaqësuesve të tyre.

Avni Krasniqi, Kryesues i Komitetit të Tregtisë dhe Doganës në Odën Amerikane, tha se falë bashkëpunimit të ngushtë dhe dialogut të vazhdueshëm me Doganën e Kosovës, është bërë e mundur të të lehtësohen në vazhdimësi procedurat e zhdoganimit të mallrave dhe procedurat e tjera që lidhen me Doganën, duke theksuar se ky institucion është shembull në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesit e ndërmarrjeve të pranishme në takim ngritën shqetësime të ndryshme që lidhen me rolin e Doganës si çështja e rivlerësimit dhe klasifikimit të mallrave, trajtimin e importeve paralele dhe mbrojtjes së pronësisë intelektuale, por edhe luftimin e ekonomisë joformale dhe kontrabandës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.