Të dielën stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të jetë arenë e ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian 2020.
E për këtë ndeshje historike, në Kosovë është përgatitur një mikpritje e ngrohtë për të gjithë tifozët anglezë që do të udhëtojnë drejt Prishtinës.
Një gjë e tillë i ka rënë në sy edhe ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, e cila ka bërë një thirrje për tifozët anglez që do të udhëtojnë për në Prishtinë.
“Thirrje për të gjithë tifozët e Anglisë që udhëtojnë për Prishtinë për ndeshjen e të dielës Kosovë-Angli. Një mirëseardhje e ngrohtë iu pret në Kosovë, vendin e famshëm për mikpritje dhe njerëz miqësorë. Kënaquni, bëni miq dhe shijoni ushqimin e mrekullueshëm, dhe natyrisht futbollin”, ka shkruar Ambasada.
Rrugët e qytetit janë të mbushur me poster që iu urojnë mirëseardhje lojtarëve.