Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, ka mirëpritur marrëveshjen e 4 shkurtit të arritur mes ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shalës, dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiqit, për planin urban të reviduar për shndërrimin e Rrugës “Mbreti Pjetër” në zonë për këmbësorë.
“Ne përshëndesim Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore për aprovim të shpejtë të planit të ri.
Marrëveshja e arritur do të rezultojë me ndërtimin e një zone të bukur për këmbësorë që përmbushë marrëveshjen e 2015-ës për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës. Shumë mund të arrihet kur të gjitha palët bashkohen për të punuar për të mirën e përbashkët”, është thënë në deklaratën e Ambasadës së ShBA-ve.
Burimi: Epoka e Re