• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Tre Universitete nënshkruajnë rregullore të përbashkët për studime Master

Redaksia 2LONLINE 6 Shkurt, 2017 2 min
 Tre Universitete nënshkruajnë rregullore të përbashkët për studime Master
????????????????????????????????????

Për herë të parë në Kosovë Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan, Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë kanë nënshkruar rregulloren e përbashkët për programin Master- Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike.

Kjo rregullore e nënshkruar mes tre rektorëve, Bajram Kosumi Rektor i Universitetit “Kadri Zeka”, Ramë Vataj Rektor i Universitetit ”Ukshin Hoti” si dhe Fadil Millaku Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”, përcakton kriteret unike të regjistrimit të studentëve në ciklin e studimeve të nivelit master (program i përbashkët i universiteteve partnere: Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike), përgjegjësitë e partnerëve, kohëzgjatjen, organizimin dhe zhvillimin e studimeve, si dhe mënyrën e përfundimit të tyre.

Rektorët e tre Universiteteve që nënshkruan rregulloren e përbashkët për programin Master Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, e kanë vlerësuar mjaft të rëndësishëm këtë bashkëpunim duke përmendur objektivat kryesore të programit, rritjen e profilit institucional, zgjerimin e ofertave arsimore, nxitjen e mobilitetit të studentëve dhe personelit, avancimin e ekspertizës në fushën e arsimit, sigurimit të cilësisë, dhe internacionalizimin, rritjen e punësimit të diplomuarve, etj.

Me nënshkrimin e kësaj rregullore, Studimet master në programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, Universitetet partnere synojnë arsimimin profesional dhe kualifikimin shkencor të studentëve nëpërmjet integrimit të procesit mësimor dhe kërkimeve shkencore.

Fushëveprimi i kësaj rregullore shtrin efektet e saj në fakultetet juridike të universiteteve partnere, studentëve dhe personelit të tyre.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe prorektorët dhe dekanët e tre Universiteteve.

Etiketa:aktuale Gjilan Master Qeverisja Lokale Pejë Prizren Shoqëria Demokratike Universitetit “Haxhi Zeka” Universitetit “Kadri Zeka” Universitetit “Ukshin Hoti”
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi Akademinë Mbretërorë Ushtarake Sandhurst, në

12 Gusht, 2022
Sport

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita

12 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita në udhëtim luan me Trepça ’89

12 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme

12 Gusht, 2022

Bisedojnë për situatën e sigurisë në vend

11 Gusht, 2022

Më 13 gusht bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli në varrezat e dëshmorëve në Gjilan

11 Gusht, 2022

Maliqi: Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar rekomandon shkarkimin e Aid Berishës nga drejtimi i Zyres për Preshevë.

11 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com