DYLON

Vitia përfituese e projekteve në vlerë prej 1.250.000 €

Vitia përfituese e projekteve në vlerë prej 1.250.000 €
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e disa projekteve në ndërtimin e rrugëve të reja në këtë komunë.

MI-ja do të financojë realizimin e asfaltimit të rrugëve:

EkoHigjiena
  • Ndërtimi i urës mbi lumin Morava në Viti, afër kompleksit të shkollave të mesme, në vlerë prej 300,000 €.
  • Zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës Sadovina e Jerlive – Dardani (kyqja në autostradë), në vlerë prej 500,000 €.
  • Asfaltimi i rrugës Gërmovë – Goshicë në Viti, në vlerë prej 150,000 €.
  • Asfaltimi i rrugës Mogillë – Skifteraj (rruga Cemelit) në Kllokot – Viti, 150,000 €.
  • Zgjerimi i rrugës nga Drobeshi deri të rruga e Mogillës në Viti, 150,000 €.

Sipas këtij memorandum, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Vitisë duhet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.