Në Shtëpinë e Kulturës ” Abdullah Krashnica ” në Preshevë, Alternativa për Ndryshim ka themeluar edhe dy nëndegë në qytetin e Preshevës dhe ka shpalosur një plan për zhvillim nga investitor të huaj.
Në këtë takim u prezantuan edhe dy investitor të huaj e një kompanie nga kontoni i Cyrihut dhe kompania nga Gjermania, që para publikut treguan se do të hapin vende të reja të punës duke jetuar dhe punuar së bashku.
“E rëndësishme për Preshevën është agronomia ju nuk keni nevojë të importoni pemë dhe perime nga vendet e jashtme kur mund ti punojmë ato së bashku në vendin tuaj, me investimin në Preshevë do të hapim vende të reja të punës me qëllim që rinia e këtij vendi të mos ik në vendet e europës, përfundoi fjalimin investitori nga Gjermania.
Shqiprim Arifi, kryetar i Alternativës për Ndryshim para publikut theksoi se populli është rezistent që nuk ka lejuar të shkelet dhe nënçmohet nga askush.
Ne jemi një popull rezistent që nuk kemi lejuar të shkilemi dhe të nënçmohemi nga askush, të gjithë e kemi këtë prejardhje,
“Këtu është stopuar largimi i shqiptarëve sepse kemi qenë rezistent ndaj torturave që kanë tentuar shpërnguljen e banorëve të këtij vendi, duke i falemnderuar prindërit tonë sepse ata kanë rezistuar dhe na kanë rritur dhe edukuar si dhe na kanë dhën perspektivë duhet të jemi krenar me prindërit tanë”, theksoi Arifi.
Ai falënderoi edhe ish- ushtarët e këtij vendi që kanë flijuar gjithçka për çlirimin e këtij vendi edhe miqët nga Shteteet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian .
Alteranativa ka bërë shpërndarjen e 4300 libreza të antarësisë për të gjithë nëndegët dhe anëtarët e Alternativës për Ndryshim në Preshevë.
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=23272