DYLON

Këto ushqime ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit

Avatar photo Redaksia

Kanceri i gjirit është sëmundja më e përhapur tek femrat. Sipas disa studimeve, një në tetë femra rrezikohet nga kjo sëmundje në jetën e tyre.

Ekspertët japin disa këshilla se çfarë duhet të hamë për të reduktuar zhvillimin e kancerit të gjirit. Studime të ndryshme tregojnë se rreziku i disa lloje kanceri ndikohet nga dietat, veçanërisht nëse nuk hani fruta dhe perime aq sa duhet, nga pesha, ushtrimet, duhani dhe pijet alkoolike.

EkoHigjiena

Ekspertët i qëndrojnë besnikë dietës mesdhetare, me fruta të freskëta dhe perime, peshkt, vaj ulliri të cilat reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit, sidomos tek femrat pas periudhës së menopauzës.

Gjithnjë referuar studimeve, shkruan DailyMail, 9 për qind e kancerit mund të parandalohet me ndryshime të regjimit të ushqimit.

Çfarë duhet të hani më shumë:

Duhet të hani të paktën pesë porcione fruta dhe perime. Ato janë të pasura me antioksidantë që parandalojnë procesin e oksidimit, ku molekulat e oksigjenit bashkohen me kimikate të tjera dhe formojnë qeliza kanceroze.

Gjithashtu ato janë të pasura me fibra, që parandalojnë rrezikun e kancerit. Perimet e errëta, si spinaqi dhe lakra, janë të pasura me vitaminë B, të cilat forcojnë ADN-në dhe reduktojnë rrezikun e kancerit gjithashtu. Edhe perime si brokoli, lakra e Brukseli, lulelakra, sallata jeshile gjithashtu janë një burim i mirë që parandalon formimin e qelizave kancerogjene.

Çfarë duhet të hamë më pak:

Mishi i kuq – Yndyrat e ngopura të tij lidhen me rrezikun e kancerit të gjirit në periudhën pas menopauzës dhe shanse më të pakta mbijetese pas diagnostikimit me kancer. Mundohuni të hani vetëm 70-90 gram në ditë dhe mundohuni të shmangni mishin e skuqur, apo të pjekur në zgarë.

Ëmbëlsirat, biskotat dhe pastat – Ato përmbajnë “yndyrna të fshehura” dhe ato të hidrogjenizuara, të cilat rrisin nivelin e kolesterolit. Sheqeri rrit nivelin e glukozës dhe atë të përqëndrimit të insulinës, një rrezik tashmë i njohur ky për kancerin e gjirit.

Ushqimet e përpunuara – Disa prej këtyre produkteve mendohet (por ende nuk është provuar) se mund të jenë kanceroze.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.