“Komuna e Preshevës ka mjaftueshëm probleme të grumbulluara viteve të fundit. Ndryshimet politike që ndodhën gjatë këtij viti, nga individ dhe grupacione të caktuara nuk janë pranuar me pozitivitet. Andaj, vazhdohet me tentative të shmangies së vëmendjes nga problemet e qytetarëve tanë dhe orientimi i saj kah problemet rajonale bile edhe aso ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e Alternativës për Ndryshim.
Sipas APN-së qëllimi i vetëm i këtyre iniciativave është përçarja e popullatës dhe pengimi i zhvillimeve pozitive në komunën tonë. Andaj, Alternativa për Ndryshim me këtë rast distancohet nga çdo lloj organizimi i tillë si dhe fton elektoratin e vet dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë që në asnjë mënyrë mos të bijnë pre e ftesave anonime për tubime që si temë kanë zhvillime rajonale dhe ndërkombëtare dhe të shijojnë kohën me bashkatdhetarët tanë nga diaspora, tranmeton Titulli.com.
Përndryshe, ditë më parë, edhe ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, kishte thënë se një miting i tillë është i panevojshëm për Luginën. Sipas tij, shqiptarët duhet të shohin në drejtim të Evropës dhe Perëndimit e jo në drejtim të Lindjes.
Mustafa i kishte thënë “Zërit” se kushdo që qëndron prapa këtij organizimi duhet të dalë hapur e jo të mbetet anonim.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, po për “zëri” kishte thënë ka thënë se shqiptarët në Luginë kanë shumë arsye të tjera të protestojnë e jo të dalin në një miting të tillë.
Sipas tij, shqiptarët duhet të shohin drejt Evropës e jo drejt Lindjes, pasi që, sipas tij, një përkrahje e tillë për presidentin turk është e panevojshme dhe e padobishme.
Po ashtu edhe Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, kishte thënë se shqiptarët e Luginës duhet të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë, pasi që, siç tha ai, është kjo qeveri e cila si në aspektin politik ashtu edhe atë ekonomik po i shtyp shqiptarët në Serbi.
Përndryshe, mediat lokale kanë raportuar se kjo protestë është thirrur nga një grup qytetarësh, të panjohur, që të mërkurën do të tubohen në shtëpinë e kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë për të përkrahur Republikën e Turqisë me rastin e tentim puçit për ta rrëzuar kryeterin Recep Tayip Erdogan.
“Vetëm populli e përcakton fundin” dhe “Lugina të mbështet” janë mesazhet që do të i përcillen në këtë miting të quajtur i “solidaritetit” do të filloj ditën e mërkurë me datë 27 korrik në ora 17:30. Me këtë rast do të paraqiten dy pano dhe janë prodhuar fanella me fotografinë e Erdoganit, është thnë në këtë njoftim të dhënë nga mediat lokale. (http://titulli.com/index.php?m=post&s=31210 )