Alpinisti nga komuna e Bujanocit, Jakup Jakupi së bashku me një grup nga klubi alpin “Gjilani” dhe “Prishtina” pushtuan majën e Olimpit në Greqi me lartësi prej 2918 metra, e dyta për nga lartësia në gadishullin Ballkanik.
Jakupi për Titulli.com tregoi rreth sfidës dhe eksperiencës të cilën e kaloj gjatë ngjitjes në majën e malit Olimp dhe përjetimin e etheve të ecjes nëpër shtegun e rrasave të gurit.
“ishte një sfidë e vërtet dhe eksperiencë e mirë, ishte një shteg i gjatë dhe i punuar deri diku në fillim. Ajo çka ishte sfiduese dhe interesante me plotë adrenalinë ishte pjesa e fundit ku filloj zbritja dhe ngjitja nëpër teren të vështirë me gurë në disa pjesë edhe i rrezikshëm, nuk kishte litarë sigurije por kjo ishte alpinizëm i vërtetë diçka që nuk e kemi përjetuar deri më tani në malet tona”, theksoi Jakupi.
Sipas tij e rëndësishme është që asnjë nga 20 alpinistët nuk u lëndua duke përfshirë edhe 5 personat nga grupi jonë dhe se ekspedita përfundoj me sukses.
Ekspedita tre ditore e alpinistëve shqiptarë në shtetin grek është organizuar me 8 Qershor dhe u bë ngjitja në malin Olimp.
Alipinisti, Jakup Jakupi është pjesëmarrës nëpër aktivitete të ndryshme të alpinizmit nëpër Kosovës, Shqipëri, Maqedoni dhe vende tjera.
Në muajin Dhjetor të vitit 2017 Jakupi i shoqëruar me grupin e Klubit Alpin nga Gjilani pushtoi majat më të larta në vargmalet e Sharrit, majën e Titos me lartësi mbidetare prej 2747 metra.
Maja e Olimpit është vend me karakter të theksuar mitologjik dhe është maja më e lartë e kompleksit prej 52 majash të vargmalit të Olimpit.
Rëndësia e saj qëndron edhe në faktin se deri vonë është konsideruar si maja më e lartë në Ballkan, por edhe për faktin se gjendet në një pikë strategjike në mes Thesalisë dhe Maqedonisë Greke, në perëndim të detit Jon, dhe 90 km afër Selanikut.
Burimi: Titulli.com