Kryendeshja e javës së dhjetë e Superligës së Kosovën në futboll ku u përballën dy prej pretendentëve për titull kampioni, Llapi – Drita, i ka takuar skuadrës gjilanase.
Ishte goli i Almir Ajzerajt në minutën e 81-të, që ia sigurojë fitoren e rëndësishme Dritës dhe tri pikë të reja, duke e ngritur tani në pozitën e dytë të tabelës së klasifikimit.
Me këtë fitore Drita ka një ecuri fantastike pasi radhiti fitoren e pesë radhazi dhe tani ka 21 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, e cila është me Ballkanin, që aktualisht kryeson tabelën me dy pikë më shumë.
Drita vazhdon të jetë e pamposhtur deri më tani, 6 fitore e tri barazime dhe me vetëm 4 gola të pësuar, derisa reparti sulmues ka tundur 16 herë portën kundërshtare, statistika këto nga nëntë xhiro.
Kjo fitore e Dritës konsiderohet e rëndësishme në hapërimin e saj të mëtutjeshëm për titull kampioni. /2LONLINE/