Në vazhdën e shtrirjes së Alternativës nëpër Kosovë, sot, është themeluar, Dega e Alternativës për Gjilanin. Paralelisht, u mbajtën Zgjedhjet e brendshme në këtë komunë.
Në prezencë të delegatëve dhe përfaqësuese të KQZ-së, Kuvendi i Degës me vota të fshehta zgjodhi kryetarin dhe kryesinë e saj.
Tashmë zyrtarisht, kryetar i Alternativës për Gjilan u zgjodh Alfred Halili. Përveç kryetarit, u zgjodhën edhe tetë anëtarë të tjerë, që përbejnë kryesinë prej 9 (nëntë) anëtarëve, prej tyre; Florida Maliqi (nënkryetare e parë), Riza Sherifi (nënkryetari i dytë), Fatmir Selimi, Naser Rexhepi, Fikri Mehmeti, Agnesa Bunjaku, Arnesa Bunjaku dhe Teuta Selishta.
Kjo kryesi zgjodhi Fikri Mehmeti për Sekretar organizativ të Alternativës për Gjilan.
Ashtu edhe siç është e përcaktuar me Statut të partisë, Kuvendi i Degës me votë të fshehtë zgjodhi pesëmbëdhjetë delegatët e Alternativës për Gjilan, të cilët do ta përfaqësojnë atë në Konventën Qendrore të Alternativës.
“Alternativa mbetet e përkushtuar edhe më tutje. Tashmë Gjilani dhe Anamorava kanë Alternativë”, u tha në Kuvendin e Degës.