• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Rufë tmerruesi

Redaksia 2LONLINE 28 Janar, 2018 4 min
 Rufë tmerruesi

Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta -XXXVI-

Rufa që është përmendur edhe më parë, ishte njeri nga mishi e ashti por në trupin e në gjakun e tij, jetonin dy xhinde të një gjinie e kjo shkaktonte reagime të furishme nervoze edhe pse ai kontrollohej nga qeniet e errëta brenda dhe jashtë tij.

Nga Reis Mirdita

Në kohën më të madhe ishte i qetë por nëse dikujt që xhindet ia kishin frikën, i shkonte për dore ta tallë për diçka, ai reagonte i çartur dhe duke mos mundur të hakmerret fizikisht, i binte rreth e për qark entit ku punonte si pastrues por që s’bënte aspak pastrim se të gjithë të punësuarit i tuteshin spiunllëqeve të tij.

Kështu ai bënte tërë ditën dhe vështronte kalimtarët ose nevojtarët që vinin në ent apo në zyrat për rreth. Përballë e kishte xhandarmërinë e Kralit por që tani quhej milici, dhe aty në oborr rrinte me ndonjë “uniformë” sa për t’i treguar gjëra të dëgjuara, të para ose informata mbi nuse e vasha të bukura të cilat, sipas tij dhe fjalorit të tij, “e hanin”.

Rufa ishte tmerri i këtyre anëve. Rrallë ndonjë trim që nuk i frikësohej as pushtetit me të cilën ishte i lidhur Rufa e as atij personalisht, i rinte përballë dhe e detyronte fëlliqshin të rrinë larg. Lëshonte aty-këtu nga ndonjë fjalë përbuzëse por gjithë duke u kujdesur mos të flas aty ku mund të shkonte lajmi gjer te personi i synuar.

Nuk di saktësisht arsyen por të gjithë njerëzit-xhinde, ato me xhinde në trup dhe bashkëpunëtorë të xhindeve, ishin dallkaukë, ndryshe thënë, spiunë të çdo pushteti që vinte; e këtyre trojeve, që nga rënia e Perandorisë, okupatorë të ri, ndërroheshin si kuajt e tyxharëve. Përpos kësaj, ata shtinin në grindje çdo kënd: brenda familjes, mëhallë, fshat e fshatra … Ngatërresa lidhur me moralin ishin tëlyeni i keqbërjes së tyre. Gradat më të larta fitoheshin nga kryexhindet kur poshtërohej dikush moralisht.

Kësaj dite të martë, Rufës iu dha rasti për të satën herë t’i tregoj aftësitë e veta në teren të adhuruar… I kërkuan të shkoj në Pjerrëtinë ku kishte lindë një djalë para tri ditësh. Nëna e re pat qenë e lypur në një fshat tjetër por prindërit e dhanë këtu buzë lumit të Bardhë. Familja e hidhëruar pse nuk ia doli ta ketë vajzën për nuse, gjetën mënyrën e hakmarrjes nëpërmjet Zikanës e cila i drejtoi te Rufa. Të dytë morën hisen e tyre të parave dhe pas punës së kryer edhe lavde e gradime nga superiorët e tyre.

Rufa pasi i mbylli dyert e entit, u fut në shitoren e fshatit dhe ia nisi bisedës tollovitëse ku i ecte fjala se shumica aty ishin të papunë nga përtacia e një numër i mirë ishin “gjevrekë” të milicisë të cilët përveç me spiunllëqe, i ushqenin me ngrënie e pije, uniformat e urryera nga popullata e sinqertë e Thatishtes.

Dielli ra pas kodrinës. Rufa ia morri rrugës drejt arave të Çajvilikut ku u bashkua me xhindet, të cilat sa ora, e bartën mbi shtëpitë përdhese të fshatit Pjerrëtinë. I padukshëm për syrin e gjallesave të rëndomta, njeriu-xhinde, u shndërrua në erë shullëri që vinte si vapë dhe iu hedh në frymëmarrje lehonës e gocit treditësh.

Lehona nisi të djersitet, deshi si në kllapi t’i hapë sytë por nuk pa asgjë, as dritën e qiriut që e ndiznin rresht për dyzet ditë pas lindjes për tu mbrojtur nga qeniet e errëta dhe as dritën e kandilit, që po ashtu rrinte ndezur tërë natës resht një vit. Përsëri e kaploi gjumi ashtu të kllapitur përderisa djali luftonte me forcën e fundit për të mbushur mushkëritë me ajër…

Etiketa:kryesore Metamorfoza Reis Mirdita Rufa
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Rezultatet e Provimit të Maturës – kalueshmëria 78.4

29 Qershor, 2022
Policia

U lëshuan apo jo parashutistë nga Serbia në zonën kufitare të Kosovës?!

29 Qershor, 2022
2LTV

VIDEO: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit

29 Qershor, 2022
Policia

Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

29 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Gjilani përfiton grant të përformancës në fushën e mjedisit

12 Shkurt, 2019

Programi për shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

11 Shkurt, 2019

Diskutojnë për mundësitë e ndërtimit të një impianti që shfrytëzon biomasën drusore për sistem të ngrohjes

8 Shkurt, 2019

Prokuroria e Gjilanit kërkon paraburgim për të miturin e përfshirë në përleshje fizike

7 Shkurt, 2019

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të miturit F. V.

6 Shkurt, 2019

Ministri Hamza pret në takim Bordin e Drejtorëve të BERZH-it

4 Shkurt, 2019

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com