“Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë sulmuesin e krahut, të riun Albin Prapashtica”, kanë bërë me dije drejtuesit e klubit Drita nga Gjilani.
Sipas tyre Albin Prapashtica do të jetë forca shtesë e sulmit i cili vjen pas tre viteve të kaluara te FC Prishtina dhe tani e tutje aventurën do ta vazhdojë në klubin gjilanas.
Marrëveshja është arritur sot në mes të drejtori sportiv, Valon Zymberi dhe lojtarit Prapashtica.
Zymberi i dëshiroi mirëseardhje lojtarit në klub dhe shumë suksese në vazhdim.
“Klubi dhe lojtari kanë nënshkrua kontratë trevjeçare dhe Prapashtica do të jetë bardh e kaltër deri në qershor 2026. /2LONLINE/