DYLON

Kreu i PDK-së zbret në degën e Gjilanit, flitet për situatën politike në komunë pas prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen

Kreu i PDK-së zbret në degën e Gjilanit, flitet për situatën politike në komunë pas prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen
Avatar photo Redaksia

Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan,  Riad Rashiti, bashkë me anëtarët e kryesisë së degës, mirëpritën në takim Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me nënkryetarët znj. Vlora Çitaku dhe z. Uran Ismaili, si dhe me Arben Mustafën.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht roli i Partisë Demokratike në zhvillimet e fundit politike në vend, e me theks të veçantë gjendja aktuale në Mitrovicën e Veriut.

EkoHigjiena

Gjithashtu, pikë e veçantë diskutimi ishte edhe situata politike e krijuar rishtazi në Komunën e Gjilanit, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me tashmë ish-partnerin qeverisës LVV-në.

Kryetari Krasniqi, falënderoi drejtorët komunal për performancën e mirë treguar për muajt qeverisës, duke vazhduar ta ritheksojë mbështetjen e pakontestueshme për degën e Gjilanit, dhe rolin kontruktiv të asambleistëve të PDK-së, i cili është treguar konsistent që nga marrja e mandatit të tyre.

“PDK-ja si parti shtetformuese e institucionale, përherë do të vazhdojë të ketë rol konstruktiv sikurse në politikat nacionale, ashtu edhe në ato lokale. PDK dega në Gjilan, do të vazhdojë aktivitetet e saj të parapara ngaherë me qëllim të fuqizimit të saj dhe strukturave të saj”,  u tha në këtë takim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.