Pas lirimit nga detyra të Selvete Sylejmanit nga pozita e drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, në këtë pozitë është emëruar Albana Demiri.
Ja postimi i saj
Të nderuar miq, familje, koleg
Nga sot kam pranuar në mënyrë zyrtare detyrën e drejtoreshës së Arsimit në Gjilan.
Pranimi i kësaj detyre kërkon shumë përgjegjësi dhe punë. Sakrificë personale kam profesionin tim, klientët e mi e zhvillimet profesionale.
Sigurisht që prapa kam lënë një karrige më komode dhe më të butë se kjo që jam tani, por kjo karrige më jep forcë dhe guxim që kontributin tim ta zgjerojë në nivel qyteti.
Të gjithë që më njohin nga afër e njohin edhe përkushtimin tim në punë.
Puna ime është bazuar qysh herët në dy pika kyçe:
Në respektim të “ligjit” dhe “etikës” në edukim nëse këto dyja i respektojmë gjithmonë dhe ndërgjegjësohemi ndaj tyre, rritet transparenca kredibiliteti dhe më e rëndësishmja besimi.
Betohem që do të sjellë më të mirën për qytetin tim Gjilanin në fushën e edukimit.
BIOGRAFIA
Albana Demiri u lind më 14.07.1992, në Gjilan.
Studimet themelore për Psikologji i kreu në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ato post diplomike në po të njëjtin universitet.
Është master për psikologji shkollore dhe këshillim.
Ka ndjekur trajnimin Psikiatria sociale (shkollim i veçantë i avansimit profesional në terapi me fëmijë dhe adoleshent, terapi sistematike, terapi familjare dhe këshillim).
Albana është e certifikuar në seminare profesionale të punës me fëmijë nga klinika “Refugium”, e certifikuar për parandalimin e drogave dhe HIV – AIDS nga qendra Labirinit, sikurse edhe për programe tjera stimuluese për fëmijë.
Po ashtu, ka ndjekur trajnimin në Institutin IREDS – institut për hulumtime në edukim dhe zhvillim social “Rritja e përfshirjes sociale të fëmijëve me vonesa në zhvillim nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve të profesionistëve”.
Është e licensuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për këshillim dhe shërbime tjera humane, sikur që është e licensuar nga Ministria e Shëndetësisë si psikologe klinike.
Ka ndjekur trajnimin Wiesbaden Academy WIAP psikoterapia pozitive dhe transkulturore.
Eksperienca e punës
Psikologe e shkollës nga viti 2017 deri tani
Psikologe këshilluese
Ajo ka punuar në sektorin e edukimit më tepër se 5 vite si Psikologe e shkollës, përfshirë trajnimet për stafin, administratën, këshillime grupore, individuale, mbështetjen e fëmijëve me çrregullime në të nxënë, fëmijëve me nevoja të veçanta, probleme sociale dhe emocionale, shërbime bashkëpunim dhe përfshirje e komunitetit.
Më vonë Albana themelon qendrën e saj për shërbime psiko-sociale Mind garden, në të cilën ofron trajtime për fëmijë, adoleshentë, familje me qasje integrative.
Pozita që është ushtruar si psikologe shkollore dhe këshillimi
Këshillimi profesional me të gjithë akterët e shkollës, (drejtorin, stafin, administratën)
Këshillim me nxënësit në të gjitha nivelet I-IX
Këshillim me prindërit dhe komunitetin
Psiko-edukim për prindërit dhe komunitetin
Seanca grupore dhe individuale
Vlerësime referime për nxënësit
Ofrimi i programeve edukuese për parandalim të dukurive negative
Plane dhe mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta
Gjuhët e huaja:
Anglisht, gjermanisht
Albana Demiri u emërua në pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit më 14 shtator 2022. /2LONLINE/