DYLON

Policia dhe Dogana e Kosovës në bashkëpunim parandalojnë një rast të kontrabandës, sekuestrohen mbi 1.600 litra tretës

Policia dhe Dogana e Kosovës në bashkëpunim parandalojnë një rast të kontrabandës, sekuestrohen mbi 1.600 litra tretës
Avatar photo Redaksia

Pas pranimit të informacioneve inteligjente se nga Serbia është futur mall i kontrabanduar në veri të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka angazhuar njësi përkatëse dhe atë dje me datë 14.09.2022 në ora 14:50,  përmes Njësitit të trafikut rrugor  të Drejtorisë rajonale të Policisë Mitrovicë jugu në fshatin Vinarc të Mitrovicës ka lokalizuar automjetin transportues me të cilin dyshoje se po bartej malli i kontrabanduar,.

Drejtuesi i automjetit gjatë tentimit të shmangies nga policia ka dalë nga rruga dhe ka braktisur automjetin.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit të automjetit është gjendur tretës i llojeve të ndryshme me peshë të përgjithshme prej:  1648  (njëmijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) litra.

Automjeti së bashku me mallrat ilegale janë sekuestruar nga policia në Mitrovicë dhe pastaj i është dorëzuar Doganës së Kosovës. Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë të Doganës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.