DYLON

Në mungesë kuorumi dështon vazhdimi i seancës së tetë të Kuvendit Komunal të Gjilanit

Në mungesë kuorumi dështon vazhdimi i seancës së tetë të Kuvendit Komunal të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Ka dështuar sërish vazhdimi i seancës së tetë të Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi opozita (LDK, AAK, VATRA, LS) e kanë braktisur atë.

Në mungesë kuorumi, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku e ka ndërprerë seancën dhe ka thënë se pikat e mbetura të rendit të ditës do të barten në mbledhjen e rregullt të asamblesë, e cila mbahet në fund të këtij muaji.

EkoHigjiena

Edhe seanca e sotme, sikurse fillimi i saj, në qershor, përkatësisht vazhdimi në korrik, përpara se Kuvendi të shkonte në pushim, u karakterizua me tensione ndërmjet pozitës dhe opozitës, gjë që çoi te ndërprerja e saj.

Opozita ka insistuar që kryetari i Komunës, Alban Hyseni duhet të kërkojë falje për lëshimin e seancës, të cilën ai e kishte bërë pas ndërhyrjeve dhe ndërprerjeve të shpeshta nga opozita, gjatë fjalimit të tij në Kuvend.

Sot, Kuvendi do të duhej të vazhdonte me raportin e kryetarit të Komunës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, raportin e punës për vitin 2021 të Komisionit Komunal të Aksionarëve në kompanitë publike lokale “Higjiena”, “Stacioni i Autobusëve” dhe “Tregu”, vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve”, “Tregu” dhe KRM “Ecohigjiena” në Gjilan si dhe propozim-vendimin për shpalljen e interesit publik për pjesën e parcelës nr.309-0 ZK Stublinë, për hapjen e varrezës për groposjen e kafshëve të ngordhura.

Përndryshe, në fillim të seancës, Kuvendi mbajti një minutë heshtje në nderim të mjekut Visar Huruglica dhe afaristit Basri Kqiku, të cilët vdiqën dy ditët e fundit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.