“Në takimin e mbajtur me banorët e fshatrave Gadish e Kishnapole, ku të pranishëm ishin kryetari Alban Hyseni, bashkë me ministrin e financave Hekuran Murati, zëvendësministrin e mbrojtjes Shemsi Syla, si dhe deputeten Arbëreshë Kryeziu Hyseni, gjetëm një mobilizim të madh të komunitetit atje për t’ia rikonfirmuar fitoren Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në një komunikatë të kësaj Lëvizjeje, qendra në Gjilan.
“Të nderuar me mikpritjen, u zotuam për përfshirje të tyre në vendimmarrje, sepse bashkë qeverisim, me energji të reja e me përkushtim maksimal. Shpresë për përmirësimin e kushteve të tyre është puna e mirë e qeverisë që u prezantua nga qeveria Kurti, model i qeverisjes që do të përcillet edhe në Komunë nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Alban Hyseni, nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili do të jetë në garën e balotazhit me 14 nëntor, për kryetar të komunës së Gjilanit. /2LONLINE.com/