“Ekonomia e Gjilanit ka nevojë për shtysën e institucioneve lokale, në mënyrë që të sjellin rritjen e vëmendjes ndaj prodhimit të produkteve vendore”, ka thënë Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosej.
Sipas tij, Panairet janë një nga mjetet me anë të të cilave ne sigurohemi se arrijmë të përhapim sa më shumë, kualitetin dhe vlerat e prodhimeve lokale.
“Gjilani duhet të njihet për vlerat që i ka. Ka ardhur koha të mendojmë parimisht por edhe strategjikisht. Duhet të krenohemi me prodhimet tradicionale që i kemi, e politikat që i ndjekim të jenë veçse në shërbim të këtij qëllimi. T’ia kthejmë vëmendjen Gjilanit, të gjithë së bashku, me një za të ri e udhëheqje të re”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Vetëvendosjes, për kryetar të komunës së Gjilanit, në garën e balotazhit, që do të mbahet me 14 nëntor. /2LONLINE.com/