Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Gjilani”, është fitues i vendit të -I-rë, në festivalin “Kaçaniku 2018’’, ku në këtë festival është paraqitur me këngë e valle popullore të pëgatitura enkas për këtë festival.
Kryetari i këtij Ansambli, Nehat Ferati ka thënë se duhet falënderuar gjithë pjesëtarëve të Ansamblit për angazhimin, sakrificën dhe kontributin e madh që po japin në sukseset e Ansamblit Gjilanit.
Në veçanti, thotë ai, maestron Murat Ismajli dhe këshillin artistik të ansamblit për përkujdesjen artistike, me orkestrën profesioniste dhe këngëtaret e mirënjohur gjilanas: Avdi Latifi, Qemajl Musliu, Afrim Haziri, Nazim Gagica, Adnan Leka, Meti Maloku, Nehat Ferati, Suela Ismaili, Eronita Qerimi dhe Rinesa Zairi, si dhe Qemajl Musliu për realizimin e kolazhit te valleve.
“Gjithashtu i urojmë edhe fituesit e tjerë, dhe falënderojmë organizatorin për pritjen dhe realizimin e këtij festivali të mrekullueshëm, sepse këto ngjarje kulturore janë shumë të rëndësishme për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare, shkëmbimin e përvojave me artistet e të gjitha trevave tona”, ka thënë Ferati.