Duke i aktivizuar fëmijët tuaj, jo vetëm që ia lehtësoni punën vetes, por i bëni ata më të zot për të ardhmen e tyre.
Ja disa nga punët e lehta që mund t’i bëni me fëmijët tuaj:
T’i lajë frutat dhe perimet
Në një tabaka vendosni një tas me pak ujë dhe lloje të ndryshme fruta-perimesh. Unë për shembull vendos 3 lloje çdo herë, për shembull: 1 kungull, 1 patate, 1 karotë. Pyesim fëmijën për të na ndihmuar për t’i larë. Shohim si e bën herën e parë, duke e përsëritur emrat për çdo bimë, ngjyrë dhe formë. Pastaj i lëmë të lirë.
Ta përdorë sfungjerin për t’i larë
Siç kemi thënë, kur fëmija përdor ujin, aksidentet janë të zakonshme. Le t’i vëmë në përdorim një sfungjer ose një pecetë në mënyrë që të korrigjohet sa herë e sheh të nevojshme. Kjo praktikë do të jetë shumë e dobishme për të larë më vonë edhe një objekt (një tavolinë apo karrige).
T’i lajë dhe t’i nderë teshat
Vendosini rrobat në makinën larëse, shikoni sesi rrotullohet dhe më pas ndihmojeni mamin t’i terë. Një detyrë që përveçse është praktike, ndihmon në zhvillimin e aftësive motorike lëvizja për të hapur derën e lavatriçes, futja e teshave, vendosja e ilaçit, zbutësit, heqësit të njollave dhe mbyllja e saj për t’i dhënë komandën procesit të fillojë.
Fshirja e pluhurave
Shtrimi në tryezë
Tashmë fëmija im është 2 vjet e gjysmë dhe ai përcakton se çfarë duhet shtruar në tryezën e më të mëdhenjve, por kur ai ishte 15-18 muaj filloi të hidhte hapat e parë për këtë kulturë.