Efektet pozitive të plazhit në shëndetin e njeriut

Efektet pozitive të plazhit në shëndetin e njeriut

Deti ndër të tjera përmirëson dhe stimulon muskulaturën e gjithë trupit si dhe ndikon në oksigjenimin e qelizave, duke e bërë kështu lëkurën më të bukur dhe më të ndritshme.

Uji i kripur ka veti antiinflamatore dhe mund të vrasë bakteret e dëmshme që gjenden në lëkurë. Kjo falë prezencës së sodiumit, bakrit dhe squfurit.

Kjo do të bëjë që personat të cilët vuajnë nga ekzema, psoriasis ose ndonjë problem tjetër lëkure të kenë një lëkurë më të shëndetshme pas pushimeve të tyre në det.

Gjithashtu nuk duhet të harrojmë që të konsumojmë ujë, pasi hidratimi është çelësi sekret i një lëkure të bukur dhe të ndritshme.

Aroma e detit bën që ne të jemi në kontakt edhe me jodin, element qe ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit të bllokuar ose të ngadalësuar.

Gjithsesi në mënyrë që ky përshpejtim i metabolizmit të jetë efikas për ju, nevojitet që ju të hiqni dorë nga pijet e gazuara, si dhe ushqimet me tepri sheqeri.

KOMENTE