“Fusha e paintball-it u improvizua e u mbush me pengesa të ndryshme ku u krijua një ambient luftarak e sfidues për grupet e qytetarëve të cilët u përballën me njëri tjetrin. Me armët e paintball-it në duar, sado e frikshme që dukej në fillim, lufta u kthye nga ballafaqimi në të qeshura pafund duke u argëtuar të gjithë pjesëmarrësit”, thuhet në komunikatën e Komunës së Kamenicës.
Në këtë përballje interesante nuk mungoi as Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ku të ftuara ishin edhe deputetet Arta Bajralia dhe Fitore Pacolli.
Organizime të tilla por edhe më atraktive na presin edhe në ditët në vijim, THUHET Në KOMUNIKAëT. /2LONLINE/