Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor gjatë periudhës kohore: 11.03-17.03.2022 kanë shënuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, rripi i sigurisë, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, dhe kundërvajtje tjera.
Gjatë periudhës kohore të cekur më sipër janë shqiptuar gjithsejtë 725 gjoba.
Gjatë javës në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor kanë ndodhur 10 aksidente trafiku:
a) 07 aksidente me lëndime trupore dhe
b) 03 aksidente me dëme materiale
Lokacioni i aksidenteve:
a) 04 janë në rrugë nacionale
b) 03 janë në zonë të përgjegjësisë të Stacionit Policor në Gjilan
c) 02 janë në zone të përgjegjësisë të Stacionit Policor në Viti dhe
d) 01 janë në zonë të përgjegjësisë të Stacionit Policor në Novobërd
Gjatë javës është konfiskuar 01 patentë shofer për tejkalim në vijë të plotë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /2LONLINE/