Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 30.09.2022 – 06.10.2022 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e katërqind e dyzet e shtatë (1447) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, brezit të sigurisë etj.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor gjatë kësaj jave ka vazhduar me implementim të planit operativ ,,Kontrolli teknik i jashtëzakonshëm i automjeteve’’ ku në kontrolle teknike në QKT janë dërguar gjashtëdhjetë e shtatë (67) automjete nga të cilat gjashtëdhjetë e tre (63) me procesverbal nga QKT janë konstatuar me parregullsi teknike. Këto automjete janë përjashtuar nga trafiku dhe janë ndërmarrë masa ligjore ndaj vozitësve.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i trembëdhjetë (13) aksidente të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar njëzet e katër (24) patentë shofer,
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /2LONLINE/