“Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme me 17 shkurt 2008 në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, duke iu përgjigjur thirrjes së popullit. Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën, ne udhëheqësit e popullit tonë të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën të pavarur dhe shtet demokratik”. Me këtë deklaratë të lexuar nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, u realizua qëllimi shumëshekullorë ndërshqiptarë.