Kështu është thënë ndër tjerash në një debat të Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”, Në të cilën është diskutuar si të parandalohen vjedhjet, me theks të veçantë vjedhjet nëpër shtëpia, pra ku atakohet pasuria dhe prona private, e që numri i këtyre akteve fatkeqësisht po shënon rritje enorme.
Të gjithë pjesëmarrësit këtij debati, si pjesëtar të policisë, gjykatave, prokurorisë, të shkollave, OJQ-ve dhe qytetarë, shprehen shqetësimet e tyre për këtë dukuri që në komunën e Gjilanit rritet dita ditës, e të cilët vlerësuan se nëse atakohet pasuria dhe prona private, disponimi dhe siguria e qytetarëve u cenohet në masë të madhe e që ka pasoja shumëdimensionale.
Fahri Nuhiu përfaqësues i Prokurorisë së Qarkut tha aktet kriminale të vjedhjeve fatkeqësisht në Gjilan kanë shënuar rritje dhe kjo ka ndikuar që qytetari i rëndomtë të ketë një pasiguri të madhe.
Nuhiu duke qenë vetëkritikë ka thënë se megjithatë për këtë gjendje vet jemi fajtor sepse ndodhë që policia i arreston hajnat kurse prokuroria nuk bënë fare kërkesë për masën e paraburgimit, kurse edhe gjyqtarët në shumë raste i lirojnë hajnat.
Ai ka adresuar kritika edhe në adresë të shkollave ku po punohet pak me edukimin e nxënësve, pasi shumica e kryerësve të këtyre veprave janë të rin, ndërkohë që sipas tij, çdo vepër e pazbuluar që vonë del para gjykatës shkakton rritje enorme të krimit
Mursel Ahmeti kryetar i Gjykatës Komunale tha se as a gjykatësit e policitë nuk janë imun ndaj këtyre akteve kriminale me ktë rast ka potencuar disa raste kur pasuria e tij dhe e familjarëve kanë qenë cak i hajnave. Por ai ka shtuar se Gjykata ka qenë e ashpër ndaj hajnave, por duhet të kihet parasysh fakti se ka numër të vogël të gjykatësve ndërsa vëllim të madh të lëndëve.
Ai tha se si Gjykatë ndodhen në kolaps sepse nuk po mund t`i trajtojmë të gjitha rastet e vjedhjeve për shkak numrit të vogël tëgjykatësve.
Ndërsa togeri Ismet Hashani, zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës (PK) në Gjilan, tha se hajnat zakonisht atakojnë shtëpitë e mërgimtarëve dhe kjo kryesisht ndodh gjatë kohës së dasmave dhe ahengjeve.
Rrustem Latifaj nga Prokuroria Komunale tha se vjedhjet kanë shënuar rritje për shkak se gjykatat po i vonojnë zgjidhjen e lëndëve. “Ka lëndë që janë grumbulluar me vite dhe nuk trajtohet “, ka thënë ai.
Ndërsa, Ilmi Dalipi kryetar i Gjykatës së Qarkut tha se institucionet e drejtësisë janë të përkushtuara për ta luftuar krimin dhe për të siguruar jetën e çdo qytetari, derisa Afrim Myrtaj nga njësiti i hetimeve kriminale tha se fatkeqësisht në shumë raste të vjedhjeve dëshmitarët okular hezitojnë të bashkëpunojnë me policinë.
Kurse, Bashkim Vranja nga i njëjti njësit tha se kemi rritje të vjedhjeve të shtëpive dhe sipas tij mbi 1370 vepra të vjedhjeve janë shënuar vetëm në vitin 2010.
Ndërsa, qytetarët e pranishëm në debat kërkuan më shumë përkushtim e përgjegjësi nga organet e drejtësisë. Shaban Terziu ka kërkuar nga organet hetuese që të kenë më shumë kujdes në lagjet ku nuk ka ndriçim publik fare derisa, Fadil Gashi ka kërkuar më shumë vetëdijesim të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme .
Pedagogu Misin Misini tha se nuk duhet të dorëzohemi para kësaj të keqeje sepse Gjilani gjithmonë ka qenë qytet i qetë dhe stabil ku ka dominuar siguria. Ilir Morina nga EULEX tha se ky institucion po monitoron me kujdes të madh këtë fenomen edhe pse kjo përgjegjësi është e sektorit vendor.
Edhe qytetarë tjerë kanë kontribuar në këtë debat duke u munduar të ofrojnë alternativa si të luftohet kjo e keqe që po e godet jetën e qytetarit./2lonline/