Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, nënkryetarët Faton Jakupi e Bojan Stamenkoviq, ishin pjesë e aksionit për pastrimin e komunës bashkë me zyrtarë komunal, qytetarë, kompani private, vullnetarë, zjarrfikësit, Policinë e Kosovës e nxënës të shkollave.
Ky aksion do të vazhdojë deri më datën 15 dhjetor të këtij viti. Pas aktivitetit në qytet, aksioni do të fillojë në zonën e parë të identifikuar në fshatin Topanicë me deponi ilegale.
Për të gjithë ata që do i hudhin mbeturinat në vendet joadekuate, do të pasojnë gjobat. Ta pastrojmë e ta ruajmë ambientin, porosisin drejtues të Komunës.