Task Forca komunale për aksionin “Ta pastrojmë Kamenicën”, e ka caktuar fshatin Koretin si zonë të dytë ku do të intervenohet me makineri të rënda.
Aksioni në fshatin Koretin do të filloj nesër nga ora 10:00, dhe komuna ka ftuar qytetarët, kompanitë private dhe vullnetarët e kësaj zone t’i dalin në ndihmë.
Në aksion përveç task forcës komunale, do të marrin pjesë edhe shkolla fillore “Avdullah Krashnica-Presheva”, shoqata humanitare “Koretini”, qytetarë, vullnetarë dhe kompania private “Nori” me pronarë Ismet dhe Nezir Kallaba.
“Ftojmë të gjithë qytetarët të na ndihmojnë rreth këtij aksioni. Takimi I vullnetarëve do të bëhet në ora 10:00 para objektit të shkollës në Koretin”, thuhet në njoftimin e komunës për t’u dhënë edhe zonat ku do të intervenohet si në fotot e mëposhtme.