DYLON

Gjilan: Beshiktashi e fiton Kupën e Ballkanit për Klube në volejboll

Gjilan: Beshiktashi e fiton Kupën e Ballkanit për Klube në volejboll
Avatar photo Redaksia

Beshiktashi i Turqisë e ka fituar Kupën e Ballkanit për Klube në volejboll në katergorinë e femrave në përballje me ekipin rumun CSM Lugaj. Gara është mbajtur në Gjilan për tri ditë me radhë, në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, ku nikoqir ka qenë Klubi i Volejbollit “Drita”.

Medaljen e argjend e ka fituar CSM Lugaj nga Rumania, ndërkaq Drita është shpërblyer me medaljen e bronztë.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, është shprehur të jetë i nderuar që pikërisht Gjilani është zgjedhur për t’u mbajtur për herë të parë në Kosovë, Kupa e Ballkanit për Klube në volejboll, ndërsa ka shtuar se ndihet mirë që u ka krijuar kushte për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv.

EkoHigjiena

“Kupa e Ballkanit për Klube në volejboll të femrave është ngjarje e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë. Urime fituesit të garës, ndërkaq shpreh mbështetjen e madhe për KV Drita dhe klubet tjera për të arritur suksese të reja në arenën ndërkombëtare. Mbajtja e kësaj gare tregon se Gjilani është kryeqendër e sportit në Kosovë”, ka thënë Haziri.

Përgjegjësi për Sport në kuadër të DKRS, Malazog Hoxha, ua ka dorëzuar medaljet triumfuesve, derisa e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që i ka dhënë sportit dhe ka mundësuar që me sukses të mbahet kjo garë e madhe e volejbollit. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.