(2L ONLINE) – Zhegra me fshatrat përreth dhe me ndihmën e diasporës, për të shtatën herë me radhë, në fillim të këtij muaji, bëri shpërndarjen e ndihmave me artikuj ushqimor, familjeve në varfëri të skajshme që sadopak tu ndihmoj në përballimin e përditshëm të gjendjes së tyre të vështirë.
Kjo iniciativë, ka fillua më 28 Dhjetor 2013, në një takim në mes të Iniciativës Qytetare të Zhegrës dhe Shoqatës Humanitare dhe Bamirëse “Zhegra” nga Gjeneva, të cilin filluan Iniciativën që çdo të I-rin e muajit t’u dilet në ndihmë familjeve në kushte të vështira jetësore, dhe që nga ajo ditë, duke filluar më 1 Janar 2014, u bëhet shpërndarja çdo të I-rin e muajit.
Në fillim të kësaj iniciative, (më 1 Janar 2014), ishin vetëm 3 familje të identifikuara me gjithsej 12 anëtar, prej të cilëve 6 fëmijë që jetonin në kushte shumë të vështira, kurse në muajin që vijoj numri u shtua, kështu që në shpërndarjen e fundit (më 1 Korrik 2014), u rrit numri në 6 familje me gjithsej 33 anëtar, nga të cilët 18 fëmijë.
Sipas bisedave që kemi bë me familjarët e këtyre familjeve në kushte shumë të vështira, sasia dhe artikujt (28 lloje), pothuajse, arrijnë ta kalojnë muajin, deri në shpërndarjen e radhës. Në listën e artikujve, pos Miellit, Vajit, Fasules, Orizit, Makaronave, Patateve etj. hyjnë edhe disa artikuj për fëmijë si dhe artikujt për mirëmbajtjen e higjienës.
Grupi i caktuar (vullnetar) special për ndihma, kujdeset dhe rëndësi të veçanet i jep transparencës, kështu që Listën e ndihmëtarëve në të cilën hyjnë edhe kutit për ndihma të vendosura në disa shitore në Zhegër, Lista e artikujve ushqimor si dhe Pasqyra e shpenzimeve, publikohen menjëherë pas shpërndarjes së artikujve ushqimor në Facebook “Zhegra Komuna Ime”. Ndihmëtarët, që shumica e tyre janë të rregull (mujor) dhe me besim të plot çdo muaj i besojnë ndihmat e tyre dhe inkurajon Grupin që, kjo iniciativë mos të ndalet derisa të bëhet një zgjidhje, ndoshta dikur edhe më e mirë për këta nevojtarë.
Falënderimet janë të panumërta për ndihmëtarët e këtij aksioni që nuk po i dihet fundi, por e ndiejmë të nevojshme të kërkojmë edhe ndjesë ndaj familjeve në varfëri të skajshme me vendbanime jashtë territorit administrativ të Komunës së dikurshme dhe shpresojmë të ardhshme të Zhegrës, që nuk i kemi krijua ende mundësit për tu dalë në ndihmë, dhe sado pak t’ua zbusim edhe atyre kushtet e vështira që ballafaqohen për çdo ditë me to. /2L ONLINE/
/Mustafë JASHARI/
/ IQZH dhe SHHB “Zhegra” nga Gjeneva /