DYLON

Në hyrje të lagjes “Arbëri” kundërmon keq!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në hyrje të lagjes Arbëri (Qenar Qeshme) përtej shkollës “Abaz Ajeti”, kundermon keq. Aty afër , kohëve të fundit, nga ana e komunës, është punuar në kanalizim dhe ujësjellës. rrugës që shpie për në brendi të lagje mu aty ku asfalti lidhet me pjesën që shkon për në “Bregun e djegur’, ka një të qarë përmes së cilës rrjedh ujë i ndotur, e që duhet të jete nga kanalizimi, thonë banoret vendës!

EkoHigjiena

A është shkaktuar ajo plasaritje nga punimet e mëhershme të kryera aty apo plasaritja ka ekzistuar por nga ndonjë dëmtim apo mbyllje të rrjetit kanalizues,nuk di më saktësisht askush nga banoret të më thotë!

Por dikush nga organet kompetente duhet të merret me këtë problem sepse banoret përreth nuk munden të durojnë erën e keqe. E sidomos tani në ditë vere. /Xhelil ARIFI /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.